Interesante: Futbollisti realizon tre gola të ngjashëm brenda 35 minutave

Interesante: Futbollisti realizon tre gola të ngjashëm brenda 35 minutave

Ndeshja e grupmoshës U23 ndërmjet Newcastlet dhe Southamptonit që përfundoi 4:2 në të mirë të vizitorëve, u përhap shumë në rrjetet sociale falë futbollistit Tyler Dibling.

16-vjeçari Dibling ishte pjesë e skuadrës fituese në këtë duel.

Dibling shënoi “hat-trick” në pjesën e parë, duke shënuar tre gola të njëjtë.

Në minutën e gjashtë, të 33-të dhe të 40-të.

Ai merrte topin në mesin e fushës, vazhdonte drejt zonës së rrezikshme, e më pas gjuante fuqishëm nga 20-të metra duke dërguar topin në këndin e njëjtë të portierit të Newcastlet.

Related Articles