Ish-nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës padi për shpifje ndaj Dejona Mihalit.
Në një postim n Facebook, Zogaj thotë se ky veprim erdhi pas akuzave të rënda dhe të pabaza që Mihalit ka bërë kundër tij, në lidhje me manipulim të votave të diasporës.
“Sot kam dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës padinë për shpifje ndaj Dejona Mihalit, aktiviste e VV, pas akuzave të rënda dhe të pabaza që ajo ka bërë kundër meje, ndër tjera. Ajo më ka akuzuar padrejtësisht për manipulim të votave të diasporës, një shpifje e pastër që synon të dëmtojë integritetin tim dhe besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor”, ka shkruar Zogaj.
“Unë besoj në ndershmërinë e procesit demokratik dhe nuk do të lejoj që askush të përhapë shpifje për qëllime politike. Prandaj, përmes kësaj padie, po mbroj jo vetëm dinjitetin tim, por edhe parimin se zgjedhjet duhet të jenë të pastra dhe të drejta, të mbrojtura nga çdo tentativë për manipulim apo diskreditim përmes shpifjeve. Drejtësia duhet të thotë fjalën e saj dhe e vërteta duhet të mbizotërojë mbi shpifjet!”.