Në Serbi, mësimi i gjuhës shqipe po shihet si lehtësim për komunikimin mes popujve.
Por ata që e kanë mësuar shqipen, flasin për përfitimet kulturore. Albanologë në Beograd thonë se mësimi i gjuhës është një hap drejt kuptimit më të mirë të të dy popujve.
Gjuha shqipe mund të mos flitet nga numër i madh i serbeve, por ata që e kanë mësuar flasin për përfitimet kulturore. Pas përfundimit të studimeve te gjuhës shqipe ne Beograd, Danica Vasileviq ka punuar një kohe në universitet, ndërsa sot ndonjëherë përkthen libra. Duke qenë se është nga Jagodina, ajo vendosi për shqipen rastësisht.
“Pastaj kam ra ne dashuri me shqipen. Kam pasur përvojën shumë të mirë, nëpërmjet gjuhës jam njohur me shumë njerëz të mirë, edhe kam pasur përvoja të ndryshme. Mund të them që nuk pendohem që jam regjistruar për shqipen, edhe që e kam studiuar. Ndoshta për punë nuk kam pasur fat, në atë kuptim që të punësohem si profesoreshë, por ndihem mirë edhe kështu tani kam si hobi, por ende kam interesim, lexoj shqip edhe shikoj filma, dëgjoj muzikë”, thotë për RTK-në Danica Vasileviq, profesoreshë e gjuhës shqipe.