Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia gjatë gjithë vitit 2021 dhe 2022 ka insistuar që zbatimi i Asociacionit të jetë parakusht për diskutimin e marrëveshjes.
E, për këtë Kurti në RTVDukagjini, thotë se një gjë të tillë nuk e ka lejuar.
“Serbia gjatë vitit 2021 dhe 2022 ka insistuar tërë kohën që zbatimi i Asociacionit të jetë parakusht për të diskutuar për marrëveshjen, kjo ka përfunduar me datën 18 gusht. Më datën 18 gusht, në takimin që kemi pasur me Borrellin dhe Lajcak, njëherë bilateral e pastaj trelateral edhe me presidentin e Serbisë, përfundimisht u vulos që të fillojnë bisedimet për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes. Tri javë më vonë na vjen drafti i parë.
Ai është momenti që unë assesi nuk kam lejuar që Asociacioni të jetë parakusht për marrëveshje sa i përket zbatimit, të jetë në preambulë apo nenet e para por gjithsesi vetëm në kuadër të atyre 39 marrëveshje, që unë dal kryeministër tërësisht joserioz nëse them se nuk janë bërë”, tha Kurti.