Albin Kurti s’e lëshon nga dora Rifat Jasharin

Albin Kurti s’e lëshon nga dora Rifat Jasharin

Në Kuvendin e Kosovës sot është mbajtur seancë solemne me rastin e 25-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, liderë partish, ambasadorë të vendeve mike si dhe vëllai i Adem e Hamëz Jasharit, Rifat Jashari.

Në një fjalë rasti, Rifat Jashari i ka bërë thirrje spektrit politik në Kosovë që të unifikohen në mënyrë që të ndahen rrugët një herë e përgjithmonë me Serbinë.

Më pas është mbajtur edhe një akademi përkujtimore në 25-vjetorin e epopesë së UÇK-së.

Kryeministri Kurti në llogarinë e tij në Instagram e ka postuar një Instastory ku shihet duke u mbajtur duart me Rifat Jasharin.

Related Articles