Albion Rrahmani i pandalshëm, shikoni se çfarë goli ka shënuar për Rapidin

Albion Rrahmani i pandalshëm, shikoni se çfarë goli ka shënuar për Rapidin

Rapid Bukureshti ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Liga 1 të Rumanisë, teksa Albion Rrahmani po vazhdon me formë fantastike atje.

Rapidi triumfoi sonte si vendas 2:1 ndaj Otelul, në kuadër të javës së 23-të në kampionatin rumun.

Albion Rrahmani (6′) ishte autor i golit të parë në këtë përballje, që në fund doli të jetë i rëndësishëm në fitoren e vendasve.

Për 23-vjeçarin ishte ky goli i tij i tetë në elitën e futbollit të Rumanisë, në paraqitjen e nëntë me Rapidin këtë sezon.

Rrahmani në total numëron dhjetë gola e dy asistime, në 14 paraqitjet e tij në të gjitha garat këtë sezon.

Te Rapidi sonte titullar ishte edhe Ermal Krasniqi, i cili luajti për 79 minuta.

Në minutën e parë shtesë 90+1′ u aktivizua edhe Florent Hasani, i cili hyri si zëvendësues i Rrahmanit.

Rapidi pas kësaj fitore ka 42 pikë dhe renditet i treti në tabelë, por me pikë të njëjta me Clujin e pozitës së dytë.

Në Rumani lider është FCSB me 50 pikë të grumbulluara nga 23 ndeshje të zhvilluara.

VIDEO

Related Articles