Albion Rrahmani kërkon falje dhe premton kthim të fuqishëm

Albion Rrahmani kërkon falje dhe premton kthim të fuqishëm

Albion Rrahmani ka pranuar se rastet e humbura i kanë kushtuar Ballkanit në ndeshjen ndaj Sivassporit.

Ai humbi një rast të mirë, ndërsa rast të artë lëshoi Ermal Krasniqi. “Është humbje shumë zhgënjyese. Patëm raste të qindpërqindta për ta kryer ndeshjen në pjesën e parë. Por nuk i konkretizuam. I kërkoj falje tifozëve të Suharekës për rastet e humbura, por besoj që do të kthehemi më të fortë”, ka thënë Rrahmani.

“Nuk kemi rënë si në ndeshjet e kaluara. Por kemi pësuar dy gola shumë të lehtë. Dhe nuk arritëm të kthehemi në lojë. Shpresoj që të kthehemi te fitoret. Patjetër që shpresa ekziston. Ju premtoj që në ndeshjet e ardhshme do të fokusohemi 100 për qind që të arrijmë suksese”, ka shtuar sulmuesi.

Related Articles