Albion Rrahmani sërish “Ylli i Javës”

Albion Rrahmani sërish “Ylli i Javës”

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës “AlbiMall” kanë vazhduar ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 21-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Ballkani, Albion Rrahmani.

Ndërsa, Rrahmani thotë se i ka premtuar vetësqë do ta jap maksimumin çdo xhiro për të ndihmuar ekipin e tij.

“I kam premtuar vetes që do të jap maksimumin çdo xhiro për të ndihmuar ekipin drejt objektivit të mbrojtjes së titullit dhe më gëzon fakti që po rikthehem për ta marrë këtë shpërblim si më i miri i javës. Gjithmonë them se të shpallesh më i miri i javës nuk është vetëm për meritë të punës time, por këtu më ndihmojnë shumë edhe bashkëlojtarët dhe shtabi teknik, të cilëve u jam mirënjohës. Do të vazhdoj punën time nga ndeshja në ndeshje dhe shpresoj që në fund të jem golashënuesi më i mirë në Superligë dhe Ballkani të jetë sërish kampion”, ka theksuar Rrahmani për faqen zyrtare të FFK-së.

Related Articles