Miftaraj: Një shtet normal nuk duron ambasador si Berishajn

Miftaraj: Një shtet normal nuk duron ambasador si Berishajn

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka adresuar kritka ndaj Qeverisë së Kosovës për mos shkakrkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Duke iu referuar se Berishaj është kryelajm në televizionin publik në Slloveni, sipas Miftarajt edhe nëse akuzat ndaj ambasadorit hidhen poshtë , ai prapë se prapë nuk do të duhet të vazhdonte të ishte në këtë post.

“Edhe sikur i njejti të jetë i pastër si loti në aspektin penal dhe krejt çka ka dal në publik të jetë trillim, një qeveri që promovon luftë kundër korrupsionit, qeverisje me integritet, me duar të pastra, i njëjti nuk do të duhej as edhe një ditë më shumë të ishte ambasador. Një shtet normal nuk duron raste të tilla në pozita të ambasadorit. “, ka shkruar Miftaraj.

Më tej ai ka bërë thirrje që të dorëhiqet Martin Berishaj.

“Dorëheqja do duhej të ishte hapi i parë, nëse ska dorëheqje, atëherë shkarkim! Por për këtë duhet lidership që kanë parime dhe që e duan shtetin më shumë se Martinin.”, ka përfunduar Drejtori i IKD-së.

Në prill të vitit të kaluar në mediat në Lubjanë u publikua se ambasadori Berishaj se është përfshirë në një skandal për shpëlarje parash në Slloveni. Mbështetur në raportimet e asaj kohe, kompania e ambasadorit Berishaj, “MB Consulting”, i ka marrë 600 mijë euro të cilat gradualisht i ka nxjerrë në para të gatshme e që dyshohet se ia ka kthyer Golobit, që ky pastaj t’i investojë në një nga fondet italiane që u siguron përdoruesve anonimitet.

Related Articles