Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ushtarake transatlantike e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara duhet të forcojë më tej mbështetjen e saj për Ukrainën ndërsa ofensiva e Rusisë vazhdon.
Stoltenberg, mes tjerash, tha se presidenti rus Vladimir Putin kishte “dështuar” në përpjekjet e tij për të ndarë aleatët perëndimorë mbi konfliktin, shkruan Aljazeera.
Aleatët e NATO-s i kanë furnizuar Ukrainës me mbështetje ushtarake me vlerë miliarda dollarë që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkurt të vitit të kaluar.