Pas pretendimeve të Vuçiqi se Somalia e ka “çnjohur” Kosovën, takohen dy ambasadorët në Turqi

Pas pretendimeve të Vuçiqi se Somalia e ka “çnjohur” Kosovën, takohen dy ambasadorët në Turqi

Ditë më parë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pati deklaruar se në mesin e disa vendeve që sipas tij e kanë tërhequr pavarësinë e Kosovës është edhe Somalia.



E sot janë takuar ambasadorët e Kosovës dhe Somalisë në Turqi, Jama Mohamed dhe Agon Vrenezi.

Mohamed tha se ka pasur një takim frytdhënës me Vrenezin.

Ai theksoi se bashkarisht kanë diskutuar edhe forcimin e raporteve bilaterale.

“I nderuar që prita ambasadorin Agron Vrenezi, ambasador i Kosovës në Turqi. Ne patëm një diskutim produktiv për forcimin e raporteve tona bilaterale, shkëmbyem informacione dhe pikëpamje rreth çështjeve aktuale në rajon”, tha ai.

Po ashtu edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media ka mohuar kategorikisht pretendimet e presidentit të Serbisë për punën e njohjeve.

Related Articles