Ali Ahmeti është përshëndetur ngrohtësisht me Gabriel Escobar, pak çaste pas takimit.
Megjithatë, ai ka refuzuar të përgjigjet nëse ka marrëveshje apo jo
“Përderisa pritëm gjithë ditën, le të presim edhe pak akterët që ta konfirmojnë nëse ka marrëveshje apo jo. Unë veç dua ta shoh përparimin e Kosovës”, tha Ahmeti për Kanal10.
Kanë kaluar tashmë më shumë se 30 minuta nga përfundimi i takimit dhe ende nuk kemi ndonjë konfirmim zyrtar.
Brenda pak çastesh pritet edhe paraqitja e shefit të diplomacisë evropiane para gazetarëve.