Aliu: Disa qese të plastikës do të ndalohen e disa do të bëhen me pagesë

Aliu: Disa qese të plastikës do të ndalohen e disa do të bëhen me pagesë

Qeset e plastikës janë bërë me pagesë e disa do të ndalohen krejtësisht, falë finalizimit të Udhëzimit Administrativ.



Kështu ka bërë të ditur sot, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu.

Përmes një konference për media së bashku me shefin për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, Aliu tha se ndalimi i qeseve të plastikës nga 0 deri 25 micron do të jetë i menjëhershëm, ndërsa do të lejohen vetëm qeset për fruta.

Ministri Aliu tha se do të lejohet përdorimi i qeseve nga 25 deri në 50 micron të cilat do të kushtojnë 0.05 euro, dhe se nuk do të kenë logo të prodhuesve.

“Me udhëzimin administrativ që ka të bëjë me qeset e plastikës do të ju informoj se do të kemi ndalim të qeseve të plastikës, mbajtëse nga 0 deri 25 micron. Pra, qeset e holla të plastikës të cilat përdoren sot dhe mund të merren në markete falas do të ndalohen plotësisht.

Nga 0 deri 25 micron do të lejohen vetëm qeset të cilat përdoren për fruta e nuk do të kenë ato mbajtëset.

Ndërsa qeset nga 25 deri në 50 micron do të lejohet përdorimi i tyre dhe do të kushtojnë 0.05 euro, por nuk do të lejohet që të kenë logo të prodhuesve”, tha Aliu.

Po ashtu ai tha se do të ndalojnë prodhimin e importeve dhe shitjes në treg të qeseve plastike mbajtëse ose degraduese.

“… Për qeset e plastikës të bio-degradueshme të çfarëdo madhësie dhe trashësie me një certifikatë përkatëse që vërteton që qeset e plastikës janë nga materiali i biodegradueshëm do t’i vendoset çmim prej 0.02 euro. Për qeset e plastikes mbajtëse me doreza mbi 50 micron nuk do të vendoset çmim shitje minimal detyrues e as tarifë prej 0.02 euro”, u shpreh tutje Aliu.

Related Articles