Aliu: Është nënshkruar kontratë e re për ndërtimin e rrugës Fshati i Ri-Ferizaj

Aliu: Është nënshkruar kontratë e re për ndërtimin e rrugës Fshati i Ri-Ferizaj

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë një konference për media njoftoi se është nënshkruar një kontratë e re me kompaninë “Salillar” nga Shqipëria për ndërtimin e rrugës Fshati i Ri-Ferizaj.

Aliu theksoi se ky projekt, i cili ishte zvarritur për vite me radhë, do të realizohet brenda një viti, shkruan Gazeta Enigma.

“Ky është një projekt që ka vite që ka qenë duke u zvarritur dhe që nga viti 2012 me kredi nga BERZHI e cila është përzgjedhur një kompani italiane, por që kompania në fjalë ka zvarritur punimet dhe në vitin e kaluar e kemi shkëputur kontratën dhe tashmë me të njëjtën shumë kreditore kemi nënshkruar kontratën me kompaninë nga Shqipëria, ‘Salillar’. Bëhet fjalë për rrugën nga Fshati i Ri në magjistralen Ferizaj-Prishtinë deri te kryqëzimi gjashtë kolometërshe. Kompania ka dhënë afat se kjo rrugë do të ndërtohet për një vit. Kostoja e ndërtimit të kësaj rruge është 16 milionë euro në gjatësi me mbi gjashtë kilometërshe”, tha ministri./GazetaEnigma/

Related Articles