Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka reaguar lidhur me protestën e sotme që u mbajt para Ministrisë së Drejtësisë.
Aliu përmes në postimi në Facebook tha se kjo protestë ishte në mbrojtje të Prokurorisë.
“Protesta e sotme ishte në mbrojtje të prokurorisë”, ka shkruar Aliu.
Gjatë protestës së sotme protestuesit kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe drejt objektit të Qeverisë.
Në marshin që është mbajtur sot në Prishtinë pas vrasjes së 18-vjecares nga Ferizaj, ka marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.