Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka folur për dorëheqjen e Liburn Aliut nga posti i ministrit të Infrastrukturës, raporton Gazeta Enigma.
“Sa për informacionin tuaj unë lexova në media se ka dhënë dorëheqje nga pakënaqësia me votimin tim si kryetar i kuvendit. Unë nuk dua të komentoj shumë përveçse se unë e çmoj kontributin e tij si aktivist i VV-së, siç e çmoj kontributin e secilit aktivist tjetër, por gjithashtu respektoj punën që ka bërë si ministër”, tha Basha.
“Është komplet e natyrshme me pasë pakënaqësi mes vete për shkak se edhe unë si deputet kam pasur pakënaqësi me ministra dhe kemi pasur debat të hapur në Kuvendin e Republikës, qe besa qikjo mendoj që është demokracia për shkak se edhe në familje ke mospajtime nganjëherë por është me rëndësi është që të votimin para dhe prapë po e përfundoj me fjalën që unë e çmoj për kontributin nbë VV dhe ministri”, tha ai.