Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik të ndodhur në këtë komunë, ku një person vrau një grua 21-vjeçare dhe plagosi vëllanë e saj 15-vjeçar.
Aliu tha se viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, ku bëri të ditur se i dyshuari për vrasjen e ka kërcënuar edhe një nga punonjëset e këtij institucioni
“Viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllanë e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni”.
“Dorasi është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, ku me këtë rast i përgëzojmë për efikasitetin e lartë, njëlloj edhe ekipet shëndetësore për reagimin e shpejt e profesional”, shkroi Aliu.
Ai më tej iu bëri thirrje institucioneve të drejtësisë, që pas hetimeve, dorasit t’ia japin dënimin meritor.