Largohet trupi i 21-vjeçares së vrarë sot në Ferizaj, drejtoresha e QPS-së thotë se dorasi e viktima ishin afër divorcit

Largohet trupi i 21-vjeçares së vrarë sot në Ferizaj, drejtoresha e QPS-së thotë se dorasi e viktima ishin afër divorcit

Instituti i Mjekësisë Ligjore para pak çastesh e ka larguar trupin e viktimës 21-vjeçare e cila mbeti e vrarë sot në Ferizaj.

Trupi i pajetë është  dërguar për procedura të mëtutjeshme, teksa drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale, Adelina Rexhepi ka thënë për Klan Kosova se çifti kishin probleme martesore dhe në QPS vinin për ta marrë fëmijën e përbashkët.

Ajo më tej ka thënë se çifti më herët nuk kishin probleme, përveç krisjeve bashkëshortore e që ishin në procedura të divorcit.

Këtë të premte rreth orës 14:40 një grua e moshës 21-vjeçe ka mbetur e vrarë dhe një 15-vjeçar është plagosur në Ferizaj.

Rreth orës 15:15, policia ka arritur ta arrestoj të dyshuarin V.A., 36-vjeç, i cili dyshohet se krimin e kreu në katin e parë të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Related Articles