Massimiliano Allegri është duke kërkuar që sa më shpejt të rikthehet në punën e tij. Trajneri italian u largua nga Juventusi derisa kishte oferta për t’iu bashkuar disa skuadra evropiane.
Mirëpo, sipas asaj që raporton gazetari italian, Gianluca Di Marzio, Allegri është shumë afër që t’i bashkohet Real Madridit. Strategu pritet që të zëvendësojë Zinedin Zidanen, që në njëfarë mënyre, e ka konfirmuar largimin nga mbretërit.
Në Spanjë, mediat raportojnë se Real Madridi do të bëjë një ‘revolucion’ në skuadër, duke larguar deri në dhjetë lojtarë. Allegri, sipas asaj që raportohet, pritet të ketë disa prurje të reja, e në mesin e tyre flitet se mund të jetë edhe Kylian Mbappe.