Allegri dhe Juventusi thuhet se kanë arritur marrëveshje

Allegri dhe Juventusi thuhet se kanë arritur marrëveshje

Massimiliano Allegri thuhet se ka arritur një marrëveshje me Juventusin dhe do të zëvendësojë Andrea Pirlon në stolin e klubit Bianconeri.



Allegri duket se do të kthehet në Torino dy vjet pasi la punën dhe Pirlo do të shkarkohet pas një sezoni të dobët në krye të Zonjës së Vjetër. Interi i dha fund dominimit të Juventusit në Serie A 2020-21, por Pirlo fitoi dy trofe në vitin e tij të parë si trajner dhe përfundoi i katërti në Ligë, duke siguruar një vend në Ligën e Kampionëve në sezonin tjetër.

Trajneri italian fitoi pesë Scudetto gjatë qëndrimit të tij të parë në Continassa dhe Sky Sport 24 zbulon se ai ka arritur një marrëveshje me Juventusin sot. Allegri ka qenë i lidhur me Interin dhe Real Madrid gjithashtu, por Juventus thuhet se është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje katër-vjeçare.

Zyrtarizmi i Allegrit thuhet se do të ndodh në 24 orët e ardhshme dhe ai do të fitojë 9 milionë euro në sezon.

Related Articles