Allegri nuk do të largohet nga Juventusi

Allegri nuk do të largohet nga Juventusi

Massimiliano Allegri do të jetë trajner i Juventusit edhe vitin e ardhshëm, pavarësisht rezultatit ne finalen e Kupës së Italisë. Sipas “Tuttosport”, drejtuesit e klubit italian i kanë dhënë mbështetje maksimale trajnerit edhe për sezonin e ri.

Allegri është lidhur me një largim nga “Zonja e Vjetër” pasi nuk ka arritur të jetë konkurrent për titullin e kampionit dhe është eliminuar edhe nga Liga e Kampionëve.

Allegri ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025.

Ai iu bashkua Juventusit në vitin 2021 për ta zëvendësuar Andrea Pirlon.

Related Articles