Klubi i Dritës nesër do të luajë ndeshjen e parë në histori të klubit në kuadër të fazës së ligës së Conference League.
Drita ballafaqohet nesër në Finlandë me ekipin e KuPs me fillim nga ora 18:45.
Sulmuesi i Dritës, Almir Ajzeraj theksoi se kanë punuar maksimalisht për këtë ballafaqim historik.
“Është hera e parë për ne, jemi mobilizu dhe kemi punu maksimalisht, jemi të gatshëm për të luajtur sa më mirë”, tha fillimisht Ajzeraj në konferencë.
“Atmosfera kurrë s’ka qenë më e mirë, presim rezultat pozitiv nesër. Pika e ktheses për ne ka qenë ndaj Dukagjinit, ndeshja e fundit tregoi se ne po përmirësohemi”, përfundoi Ajzeraj.