Xabi Alonso ka vendosur që të qëndrojë të paktën edhe për një vit tjetër te Bayer Leverkuseni.
Siç raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, Alonso do të përfshihet në transferimet e verës dhe gjithashtu do t’i mbajë yjet e ekipit si Florian Wirtzin.
Romano thekson se trajneri spanjoll do të ketë një klauzolë të lirimit në verën e vitit 2025.
Liverpooli u largua nga gara për të dje, teksa të njëjtën gjë e ka bërë edhe sot Bayern Munchen.
Pas Liverpoolit dhe Bayernit, edhe Real Madridi do të mbajë një sy te Alonso në të ardhmen.
Përndryshe, Xabi Alonso e ka udhëhequr Leverkusenin në 38 ndeshje këtë sezon, duke mos pësuar asnjë humbje.
“Farmaceutikët” po udhëheqin në Bundesliga dhe janë afër sigurimit të titullit të parë në histori të klubit.