Altik Muhaxhiri zgjidhet “Ylli i Javës” për xhiron e 34-të në Superligë

Altik Muhaxhiri zgjidhet  “Ylli i Javës” për xhiron e 34-të në Superligë

Portieri i Dukagjinit, Altik Muhaxhiri është zgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se portieri i Dukagjinit është zgjedhur si lojtari më i mirë pas paraqitjes fantastike në xhiron e 34-të ndaj Dritës.

Muhaxhiri ishte më meritori që Dukagjini nuk u mposht nga Drita, pasi arriti ta pres penalltinë e sulmuesit Marko Simonovskit. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles