Ambasada amerikane e falenderon Palmerin, tregon se cila ishte kërkesa e tij në Kosovë

Ambasada amerikane e falenderon Palmerin, tregon se cila ishte kërkesa e tij në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka falenderuar emisarin e posaçëm amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer për vizitën që e ka pasur në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Ambasada amerikane ka thënë se Palmer në Kosovë ka kërkuar rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Faleminderit Zëvendës Ndihmës Sekretarit Matthew Palmer për vizitën e tij dhe takimet produktive me udhëheqësit e Kosovës, me kërkesën e përsëritur për partneritet midis dy vendeve tona dhe rifillim të dialogut të udhëhequr nga BE-ja”, thuhet në postimin e ambasadës në Twitter./Gazeta Enigma.

Related Articles