Ambasada Amerikane në Beograd ka thënë se ministrat e Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviq mbeten nën sanksione dhe se qëndrimi amerikan ndaj tyre dihet mirë.
“Pozicioni ynë për Vulinin dhe Popoviqin është i njohur. Ata mbeten nën sanksionet amerikane”, tha ambasada amerikane për N1, duke thënë se “qeveria amerikane nuk ka asnjë rol në formimin e qeverisë së re serbe”.
Popoviq dhe Vulin janë nën sanksionet e SHBA-së që nga korriku i vitit 2023.
Vulin mes tjerash është nën sanksione edhe për shkak të lidhjeve me Rusinë.