Ambasada amerikane në Prishtinë ka ritheksuar deklaratën e ndihmës sekretarës amerikane të Shtetit, Karen Donfried, e cila thse SHBA-ja do të kujdeset për sigurinë në Kosovë.
Donfried ka thënë se “ju siguroj se angazhimi i Shteteve të Bashkuara dhe ai i aleatëve tanë, mbetet i fuqishëm”.
“Dislokimi më i madh i NATO-s, KFOR, është manifestimi më i dukshëm i përkushtimit tonë të vazhdueshëm për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, ishte shprehur ajo.
Ndryshe, tri ditë më parë, Donfried doli në konferencë për media bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, ku ndër të tjera tha se SHBA dëshiron një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi me njohje reciproke.