Analisti politik, Ilir Ibrahimi ka thënë se Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pothuajse joprezente.
Kjo pasi sipas tij, në këtë ambasadë punojnë vetëm dy-tre persona
“Ambasada e Serbisë ka qenë shumë më aktive, sesa ambasada jonë. Ambasada jonë është pothuajse joprezente, i ka dy tre persona që punojnë në ambasadë. Mirëpo komuniteti ynë shqiptaro-amerikanë është i zhvilluar, ka ndërtuar raporte me dekada të tëra, dhe ajo që i duhet këtij komuniteti, është një partnerë këtu”, tha Ibrahimi në emisionin “Rubikon”.