Ambasada e SHBA-së kërkon seriozitet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Asociacionit

Ambasada e SHBA-së kërkon seriozitet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Asociacionit

Pas përfundimit të pushimeve të verës, Bashkimi Evropian është rikthyer plotësisht në detyrë dhe të enjten më 14 shtator, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell bashkë me emisarin sllovak Miroslav Lajcak, do të ndërmjetësojnë takimin e radhës Kurti-Vuçiq.

Lidhur me këtë takim që do të mbahet nesër, kanë folur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë ka thënë për Express se SHBA vazhdon të mbështes fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si mënyrë për arritjen e një raporti paqësor dhe produktiv në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Nga SHBA gjithashtu kanë bërë thirrje për Kosovën dhe Serbinë që t’i marrin seriozisht obligimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe të fillojnë të lëvizin përpara në obligimet ekzistuese dhe të më hershme në kuadër të Dialogut dhe Marrëveshjes së Ohrit. Këtu vënë theksin tek themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Kërkojmë nga Kosova dhe Serbia që t’i marrin seriozisht obligimet e tyre sipas marrëveshjes për normalizim që arritën në fillim të këtij viti dhe të fillojnë të ecin përpara në obligimet e tyre ekzistuese dhe të mëparshme sipas Dialogut dhe Marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, ka thënë një zëdhënëse e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Sipas Ambasadës së SHBA-së, angazhimi konstruktiv dhe përpjekjet e sinqerta për mirëbesim nga Kosova dhe Serbia do të sjellin përfitime të qëndrueshme për qytetarët, përfshirë rritjen ekonomik dhe do të sigurojnë një stabilitet afatgjatë rajonal.

“Angazhimi konstruktiv dhe përpjekjet e sinqerta të mirëbesimit nga Kosova dhe Serbia do të sjellin përfitime të qëndrueshme për qytetarët, duke përfshirë rritjen ekonomike dhe do të sigurojnë stabilitet afatgjatë rajonal”, ka përfunduar zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së për Express.

Lidhur me takimin që do të mbahet të enjten në Bruksel, për Express kanë folur edhe nga Ambasada e Gjermanisë. Berlini zyrtar konsideron se takimi i nesërm është një mundësi për të dalë nga menaxhimi i krizave derisa kanë kërkuar në mënyrë urgjente zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Related Articles