Ambasada e ShBA-së pret në takim gazetarët e kameramanët që raportuan nga veriu

Ambasada e ShBA-së pret në takim gazetarët e kameramanët që raportuan nga veriu

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka mirëpritur disa nga gazetarët dhe kameramanët që kanë raportuar nga veriu i vendit, të cilët janë shoqëruar nga Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha dhe Zyrtarja për Komunikim, Rabije Hyseni.

Gazetarët dhe kameramanët ndanë nga afër përvojat e tyre të raportimit nga disa prej komunave veriore të Kosovës, ku javë më parë pati tensione.

“Sot, u gëzuam të mirëpritëm në ambasadë reporterët dhe operatorët e kamerave që kanë mbuluar tensionet e fundit në veri të Kosovës. Këta individë të guximshëm po punojnë çdo ditë për të siguruar që publiku të marrë informacione të sakta për situatën në terren – ndonjëherë në rrezik të madh për sigurinë dhe sigurinë e tyre. Faleminderit secilit prej jush për raportimet e palodhshme dhe të patrembura”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Related Articles