Dy kartonë të kuq, dy penallti dhe dy gola – gjithçka ndodhi në pjesën e parë mes Europas dhe Dukagjinit

Dy kartonë të kuq, dy penallti dhe dy gola – gjithçka ndodhi në pjesën e parë mes Europas dhe Dukagjinit

Pjesa e parë mes Europas dhe Dukagjinit është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1, në ndeshjen kthyese të fazës së parë eliminatore për Ligën e Konferencës.

Një ndeshje e ashpër nga të dy skuadrat në start, ku secila kërkonte dominimin.

Dukagjini arriti të kalojë i pari në epërsi me Eljesa Zulfiun që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 23-të (1-0).

Në minutën e 29-të të dy skuadrat mbetën me nga dhjetë veta në fushë, pasi që Bujar Shabani dhe Jesus Pozo u ndëshkuan direkt me kartonë të kuq.

Vendasit arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 38-të me Alberto Quintana që shënoi po ashtu nga pika e bardhë për 1-1.

Në këtë pjesë të parë të dy skuadrat kishin nga tri goditje në portë, ndërsa kishte edhe 10 minuta shtesë.

Dukagjini pas fitores në ndeshjen e parë me rezultat 2-1 është në epërsi me rezultat të përgjithshëm prej 3-2. 

Related Articles