Ambasadori britanik thotë se shteti i tij do ta përkrah Kosovën në çdo proces

Ambasadori britanik thotë se shteti i tij do ta përkrah Kosovën në çdo proces

Ambasadori Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, tha se marrëdhëniet e Kosovës me shtetin e tij vazhdojnë të mbesin të pandryshueshme.

Abbott në një konferencë për medie pas takimit me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, shtoi se me deputetët ka diskutuar për zhvillimet dhe bashkëpunimin në rajon, por edhe për rrugën e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ai madje ka garantuar mbështetje të plotë për Kosovën në çdo proces.

“Faleminderit që më dhanë mundësi që të flasim për të gjitha zhvillimet dhe bashkëpunimin në rajon dhe të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian”.

“Marrëdhëniet tona mbeten të pandryshueshme. Pandemia ka shkaktuar shumë sfida për të gjithë dhe duhet të punohet në këtë drejtim. Ne do të iu përkrahim juve në çdo proces”.

Kurse kryetari i Komisionit, Haki Abazi tha se me vëmendje kanë dëgjuar këshillat e ambasadorit sa i përket zhvillimeve në rajon, integrimit e heqjes së vizave.

Kur foli për bashkëpunimin ndërmjet të dy vendeve ai tha se shpreson që ai të vazhdojnë edhe më tej.

“Me kujdes dëgjuam për zhvillimet në rajon, integrimi në BE, vizat dhe pjesët specifike të marrëdhënieve tona të ndërtuara që nga viti 1999. Ne shpresojmë në këtë bashkëpunim në vazhdimësi”. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles