Ambasadori britanik viziton Inspektoriatin Policor

Ambasadori britanik viziton Inspektoriatin Policor

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) në Hajvali, ku është pritur nga Kryeshefi Ekzekutiv, Kushtrim Hodaj.

Gjatë takimit, Kryeshefi Hodaj e ka informuar ambasadorin Hargreaves për aktivitetet aktuale të IPK-së, të arriturat në fushën e mbikëqyrjes policore si dhe sfidat me të cilat përballet institucioni në përmbushjen e mandatit të tij.

Ambasadori britanik ka shprehur mirënjohjen për pritjen dhe ka vlerësuar punën e përditshme të IPK-së, duke theksuar rëndësinë e rolit të saj në fuqizimin e integritetit policor dhe në trajtimin e ankesave të qytetarëve në lidhje me sjelljen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Të dyja palët mirëpritën mundësinë për të avancuar bashkëpunimin ndërmjet Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe llogaridhënies në sektorin e sigurisë.

Njoftimi:

Related Articles