Ambasadori francez: Serbia të jetë e gatshme këtë vit për normalizim të raporteve me Kosovën

Ambasadori francez: Serbia të jetë e gatshme këtë vit për normalizim të raporteve me Kosovën

Ambasadori francez në Serbi, Pierre Koshar, ka deklaruar se presin që Serbia të jetë e gatshme për normalizimin e raporteve me Kosovën, proces ky që po konsiderohet se ka ngecur.

Koshar tha se çdo muaj është i rëndësishëm tani e tutje, duke përfshirë edhe dialogun Kosovë – Serbi.

“Do të thosha se tani e tutje çdo javë, çdo muaj është i rëndësishëm dhe shpresojmë se Serbia do të jetë e gatshme kur bëhet fjalë për reforma të rëndësishme në fushën e ekonomisë, sundimit të ligjit dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën”, theksoi Koshar.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia nisën dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në vitin 2011 dhe, dy vjet më vonë, nënshkruan marrëveshjen e parë si pjesë e dialogut në nivel politik.

Meqë nuk kishte përparim në terren, vitin e kaluar, BE-ja propozoi një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, të cilën palët e pranuan, por nuk zbatuan ende gati asnjë pikë të saj.

Related Articles