Sot janë mbajtur zgjedhjet në Gjermani.
Për këtë, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka organizuar në rezidencën e tij, një ngjarje mbrëmjen e sotme ku ka pritur miq dhe kolegë për të ndarë momente së bashku mbi zhvillimin e zgjedhjeve. Në një fotografi të publikuar thuhet se zgjedhjet kanë filluar të sjellin rezultatet e para.
Siç thuhet ekspertët paralajmërojnë se do të jetë një natë e gjatë dhe e tensionuar për ata që po ndjekin zhvillimet përmes ekraneve. /Gazeta Enigma
Ambasadori gjerman në Kosovë pret miq e kolegë, ndjekin zhvillimet nga zgjedhjet në Gjermani
