Ambasadori Gudjev takohet me Kurtin: Ofrohet mbështetja për Kosovën në rrugën euroatlantike

Ambasadori Gudjev takohet me Kurtin: Ofrohet mbështetja për Kosovën në rrugën euroatlantike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar këtë të mërkurë me Ambasadorin e Bullgarisë, Gudjev, raporton Gazeta Enigma.

Gjatë këtij takimi u theksuar mbështetja e Republikës së Bullgarisë si anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-së për Kosovën, në perspektivën e saj evropiane dhe euroatlantike, si dhe integrimin në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti vlerësoi përkrahjen e shtetit bullgar për Kosovën dhe tha se Bullgaria është vend mik i Kosovës, duke i vlerësuar edhe raportet e mira ekonomike dhe kërkoi që ky raport në këtë aspekt në mes dy vendeve të rritet.

Në takim u vlerësua edhe siguria e rajonit, ku u theksua nevoja për bashkëpunim të shtuar në mes të dy vendeve, në parandalimin e aktiviteteve nga akterë që kanë për synim destabilizimin e rajonit dhe cenimin e paqes dhe sigurisë.

Related Articles