Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca zhvilloi një takim me Lulzim Bashën, pas fitores së këtij të fundit në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike në Shqipëri.
Në takim u diskutua mbi situatën politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm dhe hapat e rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Pas rizgjedhjes së tij si kryetar i PD-së në Shqipëri, u takova sot me Lulzim Bashën për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të ardhshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, shkroi Soreca në Twitter.