Ambasadori i Kosovës nga Brukseli: Me mbështetjen që kemi suksesi është i garantuar

Ambasadori i Kosovës nga Brukseli: Me mbështetjen që kemi suksesi është i garantuar

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka thënë se suksesi i Kosovës është i garantuar në rrugën e saj të integrimeve evropiane dhe liberalizimit të vizave.

Ai ka deklaruar se Prishtina e ka mbështetjen nga komisionerët e Bashkimit Evropian.

“Me Raportin e Komisionit Evropian të vitit 2022 që vlerëson progresin e madh dhe të qëndrueshëm të realizuar nga Kosova, gjatë vitit të kaluar (shumë kërkues dhe sfidues), tani jemi gati të ecim më tej dhe më shpejt në agjendën evropiane, dhe me mbështetjen që kemi nga parlamentarët e BE-së, suksesi është i garantuar”, ka shkruar Bajrami në Twitter.

Sot mund të merret vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo pasi sot dhe dje është mbledhur Grupi Punues për Vizat në Kuadër të Këshillit Evropian do ta shqyrtojë dokumentin që i është dërguar të gjitha vendeve anëtare të BE-së, në të cilin thuhet se Kosova i përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim.

Ndërsa, të premten më 14 tetor do të mblidhen ministrat e punëve të brendshme të Unionit, konkretisht të Këshillit të Shengenit.

Aty do të diskutohet situata e përgjithshme, me fokus të veçantë në menaxhimin e kufijve të jashtëm dhe do të vendosin veprime në këtë fushë.

Vendimin final për liberalizim, pas kryerjes së procedurave paraprake, e merr Këshilli Evropian (KE) me shumicë të kualifikuar.

Related Articles