Komuna e Prishtinës ndan afro 300 mijë euro subvencione për 31 OJQ

Komuna e Prishtinës ndan afro 300 mijë euro subvencione për 31 OJQ

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratat që në total kapin vlerën afro 300 mijë eurosh subvencione për 31 Organizata të shoqërisë civile të cilat ofrojnë shërbime profesionale sociale për kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë sonë.

Nënkryetarja e komunës, Donjeta Sahatçiu, gjatë ceremonisë së dorëzimit të kontratave e vlerësoi lartë kontributin e shoqërisë civile, duke thënë se komuna do të jetë përherë partnere dhe duke uruar që puna që bëjnë shoqëria civile do të shkojë në dobi të grupeve më të cenueshme në komunën  e Prishtinës.

Në anën tjetër Drejtorja e Mirëqenies Sociale Adelinë Sahiti, shprehu përkushtimin për të thelluar dhe më shumë këtë bashkëpunim.

Komuna e Prishtinës është e përkushtuar për tu qëndruar pranë të gjithë qytetarëve të Kryeqytetit pa përjashtim.

Related Articles