Palestina është një prej shteteve të Lindjes së Mesme që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Diplomatët që përfaqësojnë Palestinën në Serbi në vazhdimësi në takimet që kanë me zyrtarë të shtetit serb ripërsërisin qëndrimin e tyre në “respektim të integritetit territorial të Serbisë”. Përveç kësaj ata s’ngurrojnë as që të takojnë edhe politikanë si Vojsillav Sheshel i cili është edhe i dënuar edhe për krime lufte.
Historia tragjike e rajonit i sheh të pandara figurat e Sllobodan Millosheviqit dhe Vojisllav Sheshelit. Megjithatë kjo s’ka paraqitur problem ndër vite për ambasadorët palestinezë në Beograd, të cilët e kanë shndërruar në traditë takimin me politikanin radikal serb, Vojisllav Sheshel.
Ish-ambasadori i Palestinës në Beograd, Muhamed Nabhan, që ka përfunduar mandatin e tij gjatë këtij viti, në 2020-ën edhe përkundër pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 i kishte shkuar Sheshelit në zyrë të partisë për ta takuar.
Nabhan edhe pse fillimisht ishte përshëndetur me grusht nga Sheshel shkaku i pandemisë, kishte zgjatur vetë dorën për t’i shtrënguar më pas me radikalin serb.
Këta të fundit në një komunikatë që kishin lëshuar atë kohë e kishin konsideruar si një takim “të përzemërt” e “miqësor” në të cilin ambasadori palestinez kishte thënë se “miqësia ndërmjet Serbisë dhe Palestinës është e pathyeshme dhe se Partia Radikale Serbe, si parti politike tradicionale dhe antiglobaliste, është një faktor i rëndësishëm në ruajtjen e marrëdhënieve të mira mes popullit serb dhe palestinez”.
Ndërkohë Sheshel në këtë takim e kishte falënderuar ambasadorin palestinez për qëndrimin ndaj Republikës së Kosovës.
Traditën e takimeve me Sheshelin e ka vazhduar edhe pasardhësi i Nabhan, Muhamed Al Namur. Video e përqafimit të tij me politikanin famëkeq serb ka bërë gjiron nëpër rrjete sociale.
Sheshel nuk kishte ngurruar që në këtë takim ta hidhte rreth qafës së tij shallin karakteristik palestinez. Ky takim dhe përfqafim me Sheshelin është komentuar jashtëzakonisht shumë në rrejte sociale.
Ambasadori i ri palestinez në fillim të misionit të tij në Beograd ishte takuar edhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, të cilës i kishte shprehur respektin dhe mbështetjen për “sovranitetin dhe integritetin territorial”.
🇷🇸🇵🇸 The Palestinian Ambassador to Serbia is facing criticisim for holding a friendly meeting wtih convicted war criminail Vojislav Seselj.
He wished Seselj and the Serbian Radical Party luck in the upcoming elections.pic.twitter.com/fbXHLsHUga— kos_data (@kos_data) November 17, 2023