Ambasadori italian në NATO: Të angazhuar për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë

Ambasadori italian në NATO: Të angazhuar për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë

Ambasadori i Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, ka zhvilluar të enjten një takim me ambasadorin Marco Peronaci në Misionin e Përhershëm të Italisë në NATO. 

Përmes një postimi në platformën “X”, diplomati italian ka thënë se me Zemajn ka diskutuar mbi situatën në Kosovë e në Ballkanin Perëndimor. 

Ai ka thënë se integrimi brenda BE-së e NATO-s i këtij rajoni mbetet ndër prioritetet për vendin.

“Integrimi evropian i rajonit është një prioritet për Italinë dhe brenda NATO-s jemi të përkushtuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë, duke mbështetur plotësisht KFOR-in”, ka shkruar ai. 

Related Articles