Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, ka bërë të ditur se ka përfunduar mandati i tij, raporton Gazeta Enigma.
Ai e ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për bashkëpunimin e treguar, si dhe për të cilën ka thënë se është një presidente e duhur për popullin e Kosovës.
“Lamtumira, asnjëherë nuk është e lehtë. Sidomos në Kosovë ku mandati im ka qenë i mbushur me shumë gëzime dhe progrese që kur erdha në vitin 2019”, ka shkruar Grøndahl në Twitter.