Tahiri: Kjo është kërkesa që LVV po ai plotëson Listës Serbe

Tahiri: Kjo është kërkesa që LVV po ai plotëson Listës Serbe

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti ka shtuar në agjendën e sotme të Kuvendit edhe Shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se ky Institut synon të hulumtojë krimet e kryera deri më 31 dhjetor 2000, anipse lufta ka përfunduar më 12 qershor 1999.

Sipas tij, kjo qasje të cilën e quan, antikombëtare, është një zell i madh dhe i koordinuar për t’ia përmbushur [edhe] një kërkesë nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ndaj të cilit ka urdhërarrest aktiv dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës.

 “Kjo qasje kaq antihistorike, antikombëtare e antishtetërore, për ta paraqitur dhe akomoduar interpretimin e Serbisë përmes së cilit ajo i qaset asaj periudhe, është asgjë më shumë sesa një zell i madh e i koordinuar për t’ia përmbushur edhe një kërkesë Milan Radojçiqit”, shkroi ai.

Tahiri më tej ka ftuar deputetët që të refuzojnë këtë që sipas tij, është “turp i pa kapërdishëm, antihistorik e antikombëtar”.

Related Articles