Ambasadorja finlandeze i reagon Milaim Zekës: S`e kam vizituar RTK-në, nuk do të ndërhyja në politikat editoriale të mediave

Ambasadorja finlandeze i reagon Milaim Zekës: S`e kam vizituar RTK-në, nuk do të ndërhyja në politikat editoriale të mediave

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, ka thënë që në asnjë rrethanë nuk do të ndërhynte në politikat editoriale të mediave.

Reagimi i ambasadores në Twitter erdhi pasi ish deputeti Milaim Zeka tha që tre ambasadorët e Suedisë, Finlandës dhe Italisë, kanë vizituar RTK-në për “të ndërhyrë në skemën programore të televizonit publik”.

“Qytetarë të Kosovës. Unë nuk e kam vizituar RTK-në dhe në asnjë rrethanë nuk do të ndërhyja në politikat editoriale të mediave. Ne i respektojmë dhe besojmë në lirinë e mediave”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Zeka ka thënë se e ka njoftuar një deputete të Parlamentit të Suedisë që kjo çështje të ngritet edhe atje, e tw njejtwn porosi thoa se e ka adresuar edhe pranë zyrës së Kryeministrit të Suedisë.

Related Articles