Franca do ta ndihmojë Kosovën me 15 mijë teste antigjene

Franca do ta ndihmojë Kosovën me 15 mijë teste antigjene

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga presidenti Francez Emmanuel Macron, i cili ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për ta mbështetur më tej Kosovën në luftën e saj kundër pandemisë COVID19.

Presidenti Francez në letrën e urimit ka theksuar se mirëpret angazhimin e Osmanit për forcimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Franca qëndron përkrah shtetit tuaj për ta ndihmuar atë në përballimin e sfidave të saj, duke filluar me luftën kundër pandemisë. Franca së shpejti do t`i dorëzoj Kosovës 15 mijë teste antigjenike për t`u përgjigjur nevojave urgjente”, thuhet në telegramin e presidentit Macron.

Më tej, Macron ka theksuar se marrëdhëniet dypalëshe do të vazhdojnë të forcohen tutje.

Ai ka përmendur edhe dialogun e Kosovës me Serbinë, duke inkurajuar vazhdimin e tij drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme. 

Related Articles