Një 54-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vrarë qiramarrësit e tij brenda një shtëpie në New York të martën, ka njoftuar policia, shkruan ABC.
Zyrtarët thonë se viktimat, dy gra dhe një burrë, u gjetën të vdekur brenda shtëpisë së marrë me qira.
Ata u shpallën të vdekur në vendngjarje, pasi kishin marrë plagë të rënda me thikë.
Sipas policisë, besohet se gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme për mospagesën e qirasë.
Një grua u gjet në katin e dytë të shtëpisë dhe dy viktimat e tjera ndodheshin në dhomën e gjumit të një apartamenti në bodrum.
Policia thotë se një nga gratë, që besohet të jetë 51 vjeç, u gjet me fytyrë poshtë në shtratin e saj. Është e paqartë nëse viktimat janë therur me thikë në gjumë.
Pronari, që dyshohet të jetë dorasi, u arrestua.
Fqinjët kanë thënë se qiradhënësi dhe qiramarrësit ishin të sjellshëm, por nuk kanë qenë shumë social.