Napoli e ka nisur me fitore sezonin e ri të garave 2025/2026 në Serie A, duke triumfuar në udhëtim ndaj Sassuolos.
Kampioni në fuqi i Italisë fitoi me rezultat të pastër 2-0, falë golave të shënuar nga Scott McTominay dhe Kevin De Bruyne.
Porta e pastër nuk do të diskutohej në këtë sfidë për Napolin po të mos ishte prezent Amir Rrahmani, i cili pati një paraqitje të shkëlqyer.
Për paraqitjen që tregoi në fushë, Rrahmani u vlerësua me notën 7.7 nga Sofascore dhe vetëm Scott McTominay (7.9) dhe Kevin De Bruyne (7.8) ishin më të vlerësuar.
Rrahmani pati plotë pesë spastrime të topit nga zona, një goditje të bllokuar si dhe dy ndërhyrje ndaj kundërshtarit.
Ai gjithashtu kompletoi 76 pasime me një saktësi prej 88 për qind.
Si një lojtar që njihet për aftësinë që ka për të fituar duelet ajrore, sot (e shtunë) Rrahmani i fitoi plotë gjashtë të tilla.
Javën e ardhshme të besuarit e Antonio Contes do të jenë nikoqir të Cagliarit në kuadër të javës së dytë në elitën e futbollit italian.