Amorim shuan të gjithë zërat: Bruno Fernandes dëshiron të qëndrojë

Amorim shuan të gjithë zërat: Bruno Fernandes dëshiron të qëndrojë

Pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme për një largim të mundshëm nga Liga Premier, Bruno Fernandes duket se do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester United. 

 Këtë e ka konfirmuar trajneri Ruben Amorim, i cili pas fitores 3-1 në miqësoren ndaj Hong Kongut, foli për të ardhmen e kapitenit të “Djajve të Kuq”. 

 “Nuk besoj që kjo ishte ndeshja e tij e fundit me United. Mendoj se dëshiron të qëndrojë. Ka refuzuar shumë oferta, dhe kjo tregon sa shumë dëshiron të fitojë këtu”, u shpreh Amorim. 

“Është i ri, është i fortë dhe dëshiron të vazhdojë në kampionatin më të mirë në botë”. 

Trajneri portugez mohoi gjithashtu se Manchester United është i detyruar ta shesë kapitenin për arsye financiare, pavarësisht dështimit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. 

Sipas raportimeve të fundit, Al-Hilal ka bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh për Bruno Fernandes, duke i premtuar një kontratë që do ta kthente në një nga futbollistët më të paguar në botë. 

 Megjithatë, as klubi dhe as lojtari nuk janë të prirur ta konkretizojnë këtë marrëveshje. 

 Bruno Fernandes, 30 vjeç, ka kontratë me United deri në vitin 2027 dhe së fundmi është shpallur për të katërtën herë lojtari i sezonit në klub, duke barazuar një rekord historik./

Related Articles