Analisti kosovar: Lejimi i shamisë në shkolla të vijë në pako me lejimin e marihuanës dhe martesave njëgjinore

Analisti kosovar: Lejimi i shamisë në shkolla të vijë në pako me lejimin e marihuanës dhe martesave njëgjinore
Analisti kosovar që jeton në Amerikë, Bleron Baraliu, së fundmi ka propozuar një ide në lidhje me zgjidhjen e problemit të shamisë në shkolla.

Përmes një postimi në Facebook, Baraliu ka thënë se Ligji për lejimin e shamisë duhet të jetë në një pako me ligjin për martesa të gjinisë së njëjtë dhe të drejtën për të ndezur marihuanë nga mosha 18-vjeçare.

Baraliu ka thënë se kjo do të thotë bashkim i idhtarëve të tri kauzave dhe sjell demokraci të njëmendtë.

Postimi i plotë i Baraliut:

A di si mund t’ia lidhim krytë kësaj pune:

Ligji për lejimin e shamisë nëpër shkolla të bëhet në paketë me ligjin për martesa njëgjinore dhe të drejtën për të ndezë marijuanë nga 18+. Deri sa të lejohen të triat, nuk ka demokraci liberale të njëmendtë, dhe kur të bashkohen idhtarët e të tri këtyre kauzave për të respektuar të drejtën e tjetrit për të zgjedhë, atëherë kemi evolucion demokratik përnjëmend.

Related Articles