Zemaj godet Qeverinë Kurti: Fajin për mosliberalizim e kanë edhe figurat që janë në krye të shtetit

Zemaj godet Qeverinë Kurti: Fajin për mosliberalizim e kanë edhe figurat që janë në krye të shtetit

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se nuk mund të fajësohet Bashkimi Evropian për mungesë të liberalizimit të Kosovës, pasi sipas tij, faj kanë edhe krerët shtetëror.

“Për këtë padrejtësi të madhe ndaj qytetarëve tanë, të cilët po mbahen të izoluar, me një fjalë nuk mund ta fajësojmë vetëm Bashkimin Europian, sepse është e qartë edhe këtu edhe botërisht se ne e kishim një mundësi të artë në vitin 2015 – 2016 kur Kosova ishte në një pako me Gjeorgjinë dhe Ukrainën për ta marrë liberalizimin e vizave. Të gjithë e dinë: kjo u pamundësua nga disa figura që sot janë në krye të shtetit”, tha Zemaj.

Zemaj përmendi gazin lotsjellës dhe tha se kishte “dhunë në Kuvend dhe jashtë tij” në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje kundërshtonte Asociacionin dhe Demarkacionin.

Related Articles